Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lirohet ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi

Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, është liruar nga paraburgimi, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kështu ka konfirmuar avokati i tij, Virtyt Ibrahimaga.

Si rrjedhojë e këtij vendimi, gjykimi i Krasniqit do të vazhdojë në procedurë të rregull.

Sipas kushtit të gjykatës, Krasniqi nuk do të lejohet t’i afrohet disa dëshmitarëve të rastit.

Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, u arrestua të mërkurën nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, ’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ , dhe ‘’Konflikti i interesit’’.