Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja që tronditi Podujevën, Policia publikon foton e të dyshuarit

Podujeva më 11 shtator u trondit nga vrasja e rëndë që ndodhi në pikë të ditës, në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Një person e shndërroi atë pjesë në skenë krimi, pasi që plumbat që u shkrepën nga dy armët e lanë të vdekur 34-vjeçarin, Valmir Breznica dhe të plagosur bashkëshorten e tij.

Një person që dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, Arsim Syla, tashmë është arrestuar, teksa dorasi akoma nuk është kapur.

Ndërsa, pak minuta më parë, Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të dyshuarit për rastin e lartë cekur, teksa ka njoftuar se njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovë.