Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në Lipjan.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Lipjan, 15.09.2023-21:05, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës- bashkëshortes së tij. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./