Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fifi dhe “Maestro” lënë pas përplasjet, dy ish-banorët gati për t’u bërë pjesë e sfidës së kërcimit

Sezoni i ri televiziv ka nisur me dinamika të larmishme. Sytë e gjithë publikut janë duke ndjekur personazhet e tyre të preferuar dhe angazhimet e reja që kanë marrë përsipër. Ky sezon i ri televiziv, ka nisur edhe me një rikthim të disa prej tyre në ekran.

Vetëm pak ditë na ndajnë nga startimi i edicionit të dytë të “Dancing with the stars”, ku gjithçka duket gati tani për të mirëpritur VIP-at në pistën e kërcimit.

Burime pranë “Panorama” kanë mundur të zbulojnë disa prej emrave të konkurrentëve, që këtë vit do të përballen në sfidën e kërcimit mes njëri-tjetrit.

Bie në sy emri i Fifit. Këngëtarja nga Kosova prej pak muajsh është bërë nënë dhe kjo periudhë për të ka qenë kryesisht e dedikuar vogëlushit të saj. Megjithatë, Fifi ka vijuar me angazhimet e saj si këngëtare.

Por duket se sezoni veror që lamë pas nuk ishte dhe shumë i mirë për artisten e njohur të netëve live. Përmes një postimi në “Instagram”, kengetarja ka treguar se klubet nuk e kanë ftuar pasi çmimi që ajo kërkonte ishte i lartë, ndërkohë që ftojnë artistë të huaj.

“I falënderoj dhe i pershendes te githe clubet kosove dhe Shqipëri per kete behar.. (veço Orange Club Sarande që s’ju duka shtrenite e me mori prap). Isha pregatit kete vere qe te kem shume pune po mesa duket s’jam aq In ne treg dhe absolutisht Raf Camora, Luciano e keto te huait jane me mire per tregun tone.Po ska problem… FIFI JU DO SHUME PRAP DHE DO JU VIJE SIC KA ARDH PERHERE.Per datat e dimrit (ne qoftë se doni me marr Fifin prap se absolutisht s’me ka ngel hatri) Do merret dikush tieter me koncertet e mia jo ai me te cilin keni kontaktu deri tani. Do ju njoftoje shume shpejt.Ama m’keni bo nder, se jam tu e shiju rritjen e djalit. Mbase do kisha leke pak ma shume po edhe pa keto mire jam. Faleminderit ZOTIT Elhamdulilah!”, por duket se Fifi e ka ndjerë distancimin nga publiku, ndaj edhe këtë herë ka vendosur të rikthehet me një sfidë kërcimi.

Artistja nga Kosova, që pas përfundimit të ‘Big Brother, u duk se i mbylli raportet me të qenurit pjesë e spektakleve në formë reality. Por shija e keqe e eksperiencës së “Big Brother”, tashmë ka përfunduar dhe ajo është gati të sfidojë veten, këtë herë në kërcim. Sesi do të jetë kjo eskperiencë e saj, mbetet për t’u parë në vijim.