Ndonëse s’ka mbetur shumë për të parë, banorët e pallatit 10-katësh që 2 ditë më parë u përfshi nga flakët, vijojnë të qëndrojnë në ambientet e jashtme në pritje të përfundimit të punës së ekspertëve për verifikimin e dëmeve.
Me mjetet e pastrimit, disa prej tyre tentojnë të hyjnë në banesë. Por deri në përfundimin e këtij procesi, policia nuk i lejon të kalojnë kordonin e sigurisë. Para mediave, zgjedhin të heshtin. Një ditë më parë, banorëve të pallatit iu lejua të merrnin veshje dhe sende personale.
Flakët shkrumbuan totalisht 4 apartamente, ndërsa 12 të tjera u dëmtuan pjesërisht. Ekspertiza paraprake nxori si shkak të zjarrit një kondicioner në katin e 9, në apartamentin e një mjeku kardiolog. Megjithatë teza e plotë pritet të verifikohet në vijim.