Drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Prishtinë, Krenar Xhaferi, i cili është nga radhët e LDK-së, njihet për punët e shumta në Komunën e Prishtinës,
Xhaferi këto projekte dhe punime, kujdeset që t’i ndajë gjithmonë me qytetarët, duke i bërë publike edhe në rrjetet e tij sociale.
Vetëm gjatë dy javëve të fundit, që nga fillimi i muajit shtator, në profilin e tij në Facebook, shihen shumë projekte që Xhaferi ka njoftuar se janë të planifikuara ose të përfunduara.
Duke filluar nga data 2 shtator, Xhaferi ka njoftuar se në rrugën “Hajdar Dushi” bashkë me banorët dhe me Prishtina Parking janë dakorduar për një projekt të rëndësishëm për banorët e kësaj hapësire.
Po atë ditë, Xhaferi ka vizituar edhe punimet në realizimin e projektit të Unazës së Brendshme në Arbëri, ku punimet po vazhdojnë intensivisht.
Pak orë më vonë, Xhaferi ka ndarë një postim, duke treguar se po është asfaltuar rruga në lagjen “Ulpiana”, dhe se banorët janë të lumtur që kjo rrugë u përfundua vetëm për dy ditë.
“Banorët e lagjes “Ulpiana” në Prishtinë, janë tejet të gëzuar për asfaltimin e rrugës, e cila përfundoi brenda 2 dite. Në këtë pjesë nuk mund të ecje, nuk mund të kalonin karroca me fëmijë të vegjël, nuk mund të kalonin të moshuar e të sëmurë… Andaj, ne sot përfundum një projekt të vogël, por me domethënie tē madhe për banorët e një pjese të lagjes “Ulpiana” në Prishtinë”, ishte shprehur Xhaferi.
Në të njejtën ditë, Xhaferi ka vizituar Barilevën, duke u takuar me banuesit dhe duke diskutuar për problemet e tyre, dhe poashtu ka vizituar projektet që janë duke u realizuar.
Një ditë më vonë, me 3 shtator, i njëjti ka njoftuar për punimet në rrugën “Xheladin Rekaliu”, duke treguar se pavarësisht vështirësive, punimet janë duke vazhduar.
Më 6 shtator, Xhaferi ka kërkuar nga qytetarët që të njoftojnë për secilën hapësirë ku shihen gropa, në mënyrë që komuna të intervenojë.
Dy ditë më vonë, drejtori ka njoftuar se kanë vizituar lagjen Kalabria, për të parë nga afër punimet që po realizohen.
Në të njejtën ditë, Xhaferi ka njoftuar se kanë kërkuar që t’i tërhiqen garancionet bankare dy kompanive që janë vonuar në punime në terren dhe nuk kanë përmbushur detyrimet sipas kontratës.
Duke qenë mjaft aktiv në Facebook, Xhaferi ka njoftuar se kanë vizituar punimet në terren, duke treguar se ballafaqimi me probleme është i pashmangshëm, mirëpo nuk do ndalën duke i trajtuar.
Tutje, Xhaferi ka treguar se rruga “Ukshin Hoti”, po merr pamjen e duhur, pasi asfaltimi i asaj rruge është duke vazhduar, dhe e njëjta do të ketë katër korti, trotuare dhe gjelbërim.
Duke mos u ndalur në asnjëren prej ditëve, që të shohë nga afër punimet në kryeqytet, Xhaferi ka njoftuar se ka vizituar punimet në lagjen “Qendresa”, për të vazhduar në secalin kënd të Prishtinës.
“Edhe një rrugë e re, e asfaltuar po i shtohet Prishtinës”, është shprehur ai, duke treguar që punimet nuk po ndalen.
Një hapësirë tjetër, shumë e rëndësishme në Prishtinë, është “Rruga A”, në të cilën janë duke u kryer punime, në mënyrë që qarkullimi i qytetarëve të jetë më i lehtë, dhe nga kjo rrugë, drejtori Xhaferi ka ndarë pamje, duke i njoftuar edhe qytetarët.
Të premtën, Krenar Xhaferi, ka njoftuar se po përfundon edhe një premtim i fushatës, ku po zgjerohet hyrja e Prishtinës nga Gollaku.
Ai ka njoftuar se do të zgjerohet profili i tërësishëm i rrugës, do të ketë gjelbërim e trotuare në të dy anët e rrugës.
Vetëm disa ditë më vonë, pasi kishte njoftuar për punimet në rrugën “Ukshin Hoti”, të premtën Xhaferi ka njoftuar se kjo rrugë tashmë është përfunduar.
Poashtu, Krenar Xhaferi një ditë më parë ka njoftuar edhe për punimet në rrugën “Uran Ajeti”, duke thënë se edhe pse kishte vështirësi me gypin e termokosit, rruga po përfundon në dinamikën e saj.
Drejtori Krenar Xhaferi po punon intensivisht në kryeqytet, duke i sjellë Prishtinës një pamje të re, në të gjitha këndët e saj.
Më poshtë gjeni disa nga realizimet e projekteve në Prishtinë, me në krye drejtorin Krenar Xhaferi.