Një efektiv i policisë së Lezhës, Gjin Lesi është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ndërsa efektivi 64-vjeçar ka qenë në kushtë të rënda psikologjike pasi mësoi lajmin se vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Rreth orës 17;50, në fshatin Spiten, Lezhë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë, në oborrin e banesës së tij, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë (armën e shërbimit), punonjësi i Policisë, shtetasi Gj. L., 64 vjeç, personel i D.V.P Lezhë“- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave./rtsh.al/
Tags: Lezhëvetevritet polici