Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përgjaken rrugët e Kosovës – në pak orë, 5 të vdekur

Këtë të shtunë brenda pak orëve kanë humbur jetën pesë persona si pasojë e aksidenteve të trafikut.

Dy persona kanë vdekur në një vetaksident trafiku në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me atë të Shajkocit në komunën e Podujevës.

Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në këtë aksident janë lënduar tre persona, dy prej të cilëve s’kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve.

“Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Edhe dy persona të tjerë kanë vdekur në Ozdrim të Pejës, pasi janë goditur nga një veturë.

Në këtë aksident, një person ka mbetur i lënduar, sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Në këtë aksident ka qenë e involvuar një veturë dhe tre këmbësorë, ku si pasojë e këtij aksidenti dy nga këmbësorët kanë vdekur, vdekjen e së cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe këmbësori i tretë është dërguar në spitalin e Pejës”, tha ai.

Po ashtu, si pasojë e një aksidenti në rrugën Llapnasellë – Graçanicë ka vdekur një person ndërsa është lënduar një tjetër.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.