Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Opozita është në ngulfatje si pasojë”/ Deputeti i LVV-së tregon dy probleme e opozitës!

Opozita në Kosovë me çdo kusht po synon rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Dihet se kjo opozitë nuk i ka numrat për një gjë të tillë, madje edhe ata vet e kanë pranuar.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kohë që iu ka bërë thirrje deputetëve opozitarë për nënshkimin e një mocioni për rrëzimin e saj.

Kurse, LDK dhe PDK, vazhdimisht bëjnë thirrje për rrëzim, me pretendimin se kjo qeveri po i bën dëm Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i është përgjigjur opozitës.

Ai këtë e bëri në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

Deputeti Basha thotë se kjo opozitë i ka dy probleme tjera dhe jo qeverinë.

E para ka të bëjë me se kjo opozitë po qëndron keq në sondzhe dhe e dyta ka të bëjë se kjo qeveri ka ndal zhvatjen, tenderët, terminalet, homologimet, dhe tash opozita është në ngulfatje si pasojë.

Image
Deputeti i LVV-së, DImal Basha

“Opozita nuk e ka problem qeverinë, por e ka dy probleme tjera. E para, opozita qëndron shumë keq në sondazhe dhe Qeveria Kurti pas mbi dy vite qeverisje e ka mbështetjen edhe më të madhe se më 14 shkurt, dhe kjo po i trishton opozitën. E dyta, kjo qeveri ka ndal zhvatjen, tenderët, terminalet, homologimet.. dhe tash opozita është në ngulfatje si pasojë.

Kjo ishte edhe arsyeja pse provuan me krijimin e një klime dhune e me kërcënime publike për vrasjen e tij, sepse nuk po arrijnë me eliminua politikisht, prandaj po krijojn një klimë dhune me shpresën se dikush e eliminon fizikisht”, përfundon deputeti Basha.