Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Analistët kritikojnë Borellin: Po e përdorë shpesh rieskalimin

 
   

Deklaratat e ndërmjetësve të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, analistët kosovarë i konsiderojnë jo të duhura, veçanërisht kur flasin për ndonjë eskalim të situatës në veri. Analistët thonë se këto deklarata të zyrtarëve të BE-së e rëndojnë procesin e dialogut, edhe ashtu të vështirë.

Analistët në Prishtinë po e kritikojnë gjuhën e përdorur nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas dështimit të takimit të fundit ndërmjet Kurtit e Vuçiq, kur tha se ka rrezik për rieskalim të situatës në veri të vendit.

Analisti Fidan Ukaj thotë se BE-ja nuk do të duhej të lëshohej në deklarata të tilla, duke pasur dy komponentë të sigurisë në Kosovë.

“Deklaratat e tilla për trazira të reja në veri, nuk ndihmojnë në afrimin e palëve dhe gjetjes së zgjidhjes rreth implementimit të marrëveshjeve të dakorduara më herët, vetëm sa i largojnë dhe krijojnë ose nxisin grupet që të krijojnë tensione në veri të vendit”, deklaroi Uka.

Njësoj mendon edhe analisti Visar Xani.

“Dështimi i takimit të fundit dhe gjuha që shefi i BE-së përdori pas takimit në Bruksel mund të motivojë grupet kriminale dhe bandat kriminale që të veprojnë me taktikat e tyre bllokuese dhe destabilizuese në veriun e Kosovës”, deklaroi Xani.

Kosova duhet të tregohet vigjilente ditët në vazhdim, tani kur duket që BE qëndron prapa kërkesës së Beogradit, që Asociacioni si pikë e zbatimit të marrëveshjes.

“Duket qartë se Serbia e ka gjetur çelësin e dështimit të këtij procesi dialogues, duke e vendosë formimin e Asociacionit si pikë të parë, dhe fatkeqësisht kjo kërkesë është bërë edhe kërkesë kryesore e fasilituesve të këtij procesi dialogues”, deklaroi Uka.

E Visar Xani konsideron se Kosova është shumë me rëndësi që të jetë vigjilent dhe të mos bije pre e këtyre provokimeve>

“Kosova  me shqetësim ta trajtojmë situatën në veri të vendit dhe të gjejë gjuhën e kuptimit me SHBA-të dhe BE-në  me qëllim që të kemi një dinamikë më të shtuar të procesit të dialogimit, me qëllim të mos dalim si palë refuzuese se pastaj çdo tension në veri, adresimi ose faji po i mbetët Kosovës”, deklaroi Xani.

Ndryshe, takimi i 14 shtatorit që u shpall i dështuar, sipas tyre, ka ngjallur retoriken e tensioneve të reja në veri të Kosovës edhe në Beograd.