Disa javë më parë, dy shqiptaret që u takuan rastësisht me njëra-tjetrën në skenën e spektaklit “The Voice Australia” kanë qenë në qendër të vëmendjes nga mediat shqiptare.
Bëhet fjalë për trajneren Rita Ora dhe konkurrenten Sihana Haxhnikaj, të cilat nuk hezituan të shprehnin simpatinë e tyre për njëra-tjetrën në audicionet e fshehura.
Rita ktheu karrigen për të duke shprehur adhurim për zërin e saj dhe sapo dëgjoi se konkurentja ishte nga Kosova, u entuziazmua akoma më shumë.
Fatkeqësisht, edhe pse u pëlqye shumë nga publiku, Sihana u eliminua pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga publiku në garën me konkurrentet Gezel Bardossi dhe Elsa Marilyn, të cilat u votuan mjaftueshëm për të shkuar në beteja, dhe në fund Rita zgjodhi të vazhdonte me Elsën.