Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

E majta, dora e ‘djallit’! Nga udhëheqësit më të mëdhenj, multimiliarderët e deri tek familjet mbretërore këta janë mëngjarashët e njohur

Dora e “djallit”, kështu quhej dora e majtë në traditën fetare evropiane e cila për shumë vite filloi të besohej e praktikohej nga disa vende të botës.

Por për fat të mirë me kalimin e kohës u zbulua se ata që ishin mëngjarash nuk kanë asnjë lidhje me këtë traditë apo me Satanin. Me pak fjalë mëngjarashët kanë ekzistuar gjithmonë dhe do vazhdojnë, por dallimi është se ata nuk veprojnë me vetëdije për të kryer aktivitete me dorën e majtë ashtu siç e thotë edhe tradita.

Në këtë artikull do ju tregojmë disa nga mëngjarashët e famshëm në botë, të cilët gjenden edhe mes familjeve mbretërore.

Leonardo da Vinci, Michelangelo, Vincent Van Gogh, Albert Einstein. Më vonë ishte një ndër liderat drejtues Barach Obama dhe Steve Jobs, Bill Gates, Ringo Starr, Angelina Jolie, Lady Gaga etj,.

E majta, dora e 'djallit'! Nga udhëheqësit më të

Por siç përmendëm mëngjarashët ndodhen edhe në familjet mbretërore, Princi William i zbuloi botës për herë të parë se në vitin 1991se preferonte dorën e majtë për të nënshkrua. Në mbretërinë spanjolle, Pricesha Leonor e bija e mbretit Felipe dhe mbretëreshës Letizia e fotografuar në akademinë ushtarake, bëri xhiron e botës teksa u pa se shkruante me dorën e majtë. Po ashtu mësohet se edhe mbretëreshë Elizabeth II dhe Sophie e Edinburgh shkruanin me dorën e majtë.

E majta, dora e 'djallit'! Nga udhëheqësit më të

Fakt është se tek mëngjarashët ajo që dominon është hemisfera e djathtë (ana e djathtë e trurit kontrollon anën e majtë të trupit) ose, më shpesh, dominimi është i përzier. Kështu, që në vitet e para të jetës, mëngjarashi preferon të përdorë dorën e majtë për të vizatuar apo larë dhëmbët, ndërsa po me të majtën gjuan topin (por ju mund të jeni të djathë në duar dhe mëngjarashë në këmbë dhe anasjelltas)./Living/

E majta, dora e 'djallit'! Nga udhëheqësit më të