Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nënkryetari i AAK-së për deklaratën e Kurtit: Asnjë punë se ka në rregull e merret me sarkazma e thashetheme

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë një konference për media ka folur për kërkesën e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve në vend.

Kurti deklaroi se zgjedhjet e parakohshme s’i konvenojnë opozitës, pasi ajo zhdukët.

Kjo deklaratë e kryeministret ka bërë që opozita të reagoj.

Në një prononcim ka folur nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj tha për Kurtin se ai po gjen kohë të merret me sarkazëm e thashetheme ani pse shteti ka probleme.

Deklaratën e kryeministrit, Lekaj e ka quajtur popullsite e të ulët.

“Kryeministri Kurti, meqë asnjë punë nuk e ka në rregull brenda shtetit, po gjen kohë të merret me sarkazma e thashetheme. Fatkeqësisht, tani e sa kohë z. Kurti merret me politika populliste e për konsum publik. Sot paska thënë që zgjedhjet e reja nuk i konvenojnë opozitës sepse zhduken. Kjo është e ulët si fjalë e mendim”, thotë Lekaj.

Deputeti i AAK-së ka dalë me një kërkesë për Kurtin.

Ai thotë që mos të shqetësohet për opozitën por për qytetarët.

“Kryeministrit i themi që mos të shqetësohet për gjendjen dhe nivelin e partive opozitare, por të merret me qytetarët dhe Kosovën, të cilët njërën anë ka lënë pa mirëqenie dhe anën tjetër po e rrezikon shtetësinë”, theksoi Lekaj.

Lekaj ka përmendur disa nga problemet që kryeministri aktual duhet t’i zgjidh.

“Kryeministri ka mjaft tema e probleme që kërkojnë zgjidhje duke filluar nga marrëveshja finale me Serbinë, ikjen e të rinjve nga vendi, gjendjen e dobët të sektorit privat, pagën minimale, mungesën e sigurimeve shëndetësore, zhvillimin ekonomik, ndaljen e keqpërdorimeve në sektorin publik, etj.