Një tërmet me magnitudë 4,8 ka goditur këtë mëngjes (18 shtator) rreth orës 05:10 komunën e Maradit në provincën italiane të Firences.
Instituti italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë njoftoi se lëkundja e madhe sizmike u ndoq nga disa paslëkundje në harkun e gjysmëorës së parë.
Tërmeti i mëngjesit nxori qytetarët nga banesat, edhe pse nuk u raportua fillimisht për dëme. Me kalimin e orëve, autoritetet njoftuan se disa shtëpi kanë pësuar të çara nëpër mure.
“Lëkundjet e tërmetit i trembën banorët e Maradit, të cilët dolën në rrugë. Ne aktivizuam qendrën operative komunale. Salla e Operacioneve civile në qytetin metropolitan të Firences, e cila po monitoron situatën, nuk ka sinjalizuar aktualisht për dëme në sende apo persona,” njoftoi salla e mbrojtjes civile e qytetit të Firences.