Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kryeministrin e Libanit, Najib Mikati, në New York, ku mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim, Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike, si dhe e ka njoftuar Mikatin për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.
Osmani ka folur edhe për organizimin e edicionit të dytë të Forumit global të Grave, Paqes dhe Sigurisë që mbahet më 23 tetor të këtij viti dhe i ka bërë ftesë për pjesëmarrje atij dhe zyrtarëve të tjerë libanezë.
Njoftimi i plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Neë York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.
Në takim, Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike.
Presidentja Osmani e ka njoftuar kryeministrin Mikati edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.
Në takim me kryeministrin Mikati, Presidentja Osmani foli edhe për organizimin e edicionit të dytë të Forumit global të Grave, Paqes dhe Sigurisë që mbahet më 23 tetor të këtij viti dhe i bëri ftesë për pjesëmarrje atij dhe zyrtarëve të tjerë libanezë.