Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po i vazhdon takimet e saj zyrtare në New York. Osmani sot është takuar edhe me Këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, si dhe Të Dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas njoftimit, zhvillimet në dialog kanë qenë temë themelore e diskutimit të Presidentes me Chollet dhe Escobar.
Ajo ka nënvizuar rëndësinë kyçe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përmbylljen me sukses të dialogut si dhe ka theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve.
”Me Chollet dhe Escobar diskutuam zhvillimet në dialog.
Theksova rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i SHBA-ve është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes reciproke”, ka thënë Osmani.