Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka dështuar që të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se për shkak se deputetët e PDK-së nuk do të marrin pjesë ne votim mbledhja nuk mund të vazhdojë.
Ndonëse pritën për disa minuta, kuorumi nuk u bë, Bajrami mbylli mbledhjen duke i kërkuar falje ministrit.
“Nuk ka kuorum për me vazhduar pasi që PDK nuk do të votojë, presim për disa minuta dhe shohim. Këtu po e mbyll, faleminderit për prezencën por nuk ka kuorum me vazhduar mbledhjen shihemi në mbledhjet e radhës”.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 25.7.2023;
3. Shqyrtimi i Raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal, për vitin 2022. I ftuar: z.Elbert Krasniqi- Ministër i MAPL-së;
4. Shqyrtimi i Raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022. Të ftuar: Bordi i ZRRE-së;
5. Shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për sesionin pranveror 2023;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për sesionin vjeshtor 2023;
7. Të ndryshme.