Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Avokati i edukatores Musa: Rasti i çerdhes është duke u keqpërdorur nga prindërit

Avokati i një prej edukatoreve të çerdhes “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, Bajram Zogiani, ka hedhur poshtë akuzat ndaj klientes së tij, ku thuhet se ka përdorur dhunë.

Avokati i edukatores Naime Musa, Zogiani tha se rasti nuk është siç shihet në incizime, sipas tij është hiperbolizuar fillimisht nga mediat e më pas nga familjarët.

Zogiani teksa mohoi akuzat për keqtrajtim, shtoi se qëllimi i edukatores ishte mbrojtja e fëmijës.

Zogiani: Rasti është duke u keqpërdorur nga prindërit

Unë jam avokat i Naime Musa, intervistimi ka zgjat 40 minuta, kjo çështje është duke u zmadhuar së tepërmi, së pari nga mediet e më pastaj nga prindërit”, tha Zogiani.

Ai mes tjerash tha Naime Musa po akuzohet për sjellje jo të mirë, e që sipas tij kjo nuk është e vërtetë.

Zogiani: Musa po akuzohet për sjellje jo të mirë e që nuk është e vërtetë

Akuzë nuk ka ende, ajo po akuzohet për sjellje jo të mirë e që nuk është e vërtetë. Është një punëtore që punon që 24 vjet në këtë institucion dhe që nuk ka qenë në asnjë procedurë gjyqësore. Unë i kam shikuar pamjet dhe ajo fillimisht është ndalesë që mos të dalë jashtë dhe nuk ishte duke e përballuar vendosjen në çerdhe. Ajo është vetëm një ndalesë e cila i është bërë fëmijës në mënyrë që mos të dalë nga objekti pasi që ai është në adaptim një mujor, është që 15 ditë i vendosur në çerdhe dhe nuk po e përballon vendosjen në çerdhe. Nuk ka qenë tërheqje zvarrë, vetëm një ndalesë. Vendimi nuk dihet ende, pritet. Nuk janë as ndaluar as të arrestuar, pritet përgjigjja nga prokurori“, shtoi Zogiani.

Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Arsimit kanë shkuar sot në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, ku po dyshohet se edukatorët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një 3-vjeçari.