Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në Angli me gomone për vetëm 1500 paund! Shqiptarët ‘detyrojnë’ kontrabandistët të ulin çmimet

Bandat e kontrabandës së emigrantëve kanë përgjysmuar çmimin e kalimeve me gomone në Angli.

Kontrabandistët kurdë e kanë ulur çmimin e gomoneve për në Angli në vetëm 1500 paund, tarifa më e lidhë për kalimin në kanalin e La Manshit që prej fillimit të këtij lloji transporti në vitin 2018. Çmimi është më shumë se gjysma e çmimit aktual standard prej 3,500 paundsh dhe më shumë se një e treta e tarifës mesatare prej 5,000 £ vitin e kaluar.

Sipas mediave të huaja, shkak për këtë ëhstë bërë fakti, që numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin ka rënë me 90 për qind pasi Britania e Madhe nënshkroi një marrëveshje të re për dëbimin e shpejtë me Shqipërinë, në dhjetor të vitit të kaluar.

Ministrat besojnë se masat kanë vepruar si një pengesë për shqiptarët, të cilët përbënin një të katërtën e 45,755 emigrantëve që kaluan Kanalin vitin e kaluar. Të hënën, shifrat e Home Office treguan se gati 24,000 emigrantë kanë kaluar deri më tani Kanalin për këtë vit.

Reklamat që ofronin kalim nëpër Kanal për 1500 £ u postuan në Instagram, me titullin: “Rruga nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar. Vlera e një personi £ 1,500.”

“Oferta” doli nga një bandë e kontrabandës kurde, e cila është specializuar në transportin e shqiptarëve. Çmimi më i ulët pasqyron gjithashtu një ndryshim në taktikat e kontrabandistëve të njerëzve, të cilët po porosisin varka më të mëdha, që transportojnë nga 50 deri në 60 emigrantë, gjë që rrit fitimet e tyre.