Policia e Kosovës ka larguar disa lypës nga rrugët e kryeqytetit.
Të gjithë ata që janë hasur duke kërkuar lëmoshë e duke penguar qarkullimin e automjeteve në trafik, janë bartur me vetura zyrtare drejt stacioneve policore.
Është filmuar veprimi i njërës patrullë të policisë e cila largoi nga rruga nënën me dy fëmijët e saj që qëndronin që një kohë të gjatë duke kërkuar lëmoshë te rrethi në ‘Lakrishtë’.