Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Arrestohen tre persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe vjedhje të pyllit

 
   

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe vjedhje të pyllit. Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Gjilan, në bashkëpunim me njësitet policore të SPMK-së në Muqivërcë kanë ndaluar dy kamionë me dokumentacion të dyshimtë.

“NJHRKEK-Gjilan ka kryer veprime hetimore/operative, dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se i dyshuari RR.G., m/k (1967) me qëllim që vetes ti sjellë përfitime pasurore është përfshirë në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” duke lëshuar dokumente fiktive (fletëpërcjellje) dhe duke ua mundësuar të dyshuarve A.SH. m/k (1969) dhe H.SH., m/k (1963) bartjen e drunjëve me dokumentacion jo të rregullt, ku ndaj këtyre të fundit është iniciuar rasti ‘’Vjedhja e Pyllit’’, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që nga pylltari përgjegjës përkohësisht të sekuestrohen dy kamionët me masë drusore, ndërsa nga shitësi i tyre të sekuestrohen vendimet e lejes për prerje të druve, deri në verifikimin e gjendjes faktike.