Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E rëndë, gjendet një i vdekur në rrugë

efundit

Policia e Kosovës për mes një njoftimi ka bërë të ditur se është gjetur i pajetë një 60-vjeçar në rrugën “Anton Harapi”, në Prishtinë.

Policia njofton se identiteti i tij nuk dihet. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi. Policia po vijon hetimet në lidhje me rastin dhe zbulimin e identitetit të viktimës.

“Rr. Anton Harapi, Prishtinë. Raportohet se është gjetur pa shenja jete i moshës rreth 60 vjeçare. Identiteti i personit nuk dihet. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.