Dy persona kanë ngelur të lënduar mëngjesin e kësaj të mërkurë si pasojë e dy aksidenteve rrugore që kanë ndodhur në Kurbin.
Sipas informacioneve mësohet se një aksident ka ndodhur në qytetin e Laçit dhe një tjetër në mbikalimin e Patokut në autostradën Milot- Thumane.
Sipas mjekëve nga spitali i Laçit njeri nga te plagosurit është dërguar drejt Spitalit të Traumës për një mjekim më të specializuar, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e dy aksidenteve.