Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës, Bardhyl Mahmuti dëshmitar i mbrojtjes

 
   

Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon sot nga ora 09.30 procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Veprimtari Bardhyl Mahmuti do të jetë dëshmitar i mbrojtjes në Hagë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Mahmuti me anë të një postimi në “Facebook”.

“Me kërkesë të avokatëve z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor”, ka shkruar Mahmuti. Ai ka udhëtuar të hënën për në Hagë, kurse dëshmia e tij fillon ditën e mërkurë.

Gjykimi ndaj Shalës filloi më 21 shkurt 2023, ku i njëjti u deklarua i pafajshëm, ndërsa Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave paraqitën deklaratat hyrëse.

Në deklaratën e tij para trupit gjykues, Pjetër Shala, i akuzuar për krime lufte, ka deklaruar se ka luftuar kundër një makinerie policie ushtarake të një regjimi kriminal të Slobodan Millosheviqit, por kurrë kundër civilëve

Ndryshe aktakuza kundër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i redaktuar u bë publik më 15 prill 2021.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës, Bardhyl Mahmuti dëshmitar i mbrojtjes