Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çitaku: “Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar

Vlora Çitaku, ish-zëvendësministre e Jashtme dhe për pak muaj ministre e Jashtme në detyrë, ka reaguar pasi siç raportohet Ministria e Jashtme dhe Diasporës, ka fshirë nga historiku në web faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e ministrave paraprakë.

“Ministria e Punëve të Jashtme paska zhdukur nga historiku në web faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprakë (përveç Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës)”, ka shkruar Çitaku.

Ajo tha se kjo sjellje është mjerim dhe marrëzi.

“’Zhdukja’ e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar. Kjo lloj sjellje është mjerim dhe marrëzi. Historia as nuk retushohet e as nuk zhduket. Jo në vitin 2023”, ka ironizuar nënkryetarja e PDK-së.