Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fshirja e historikut, MPJD reagon: Po e ridizajnojmë faqen

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës raportohet se ka reaguar në lidhje me deklarimet se janë larguar nga historike aktivitete, emra e dokumente të ministrave paraprakë.

Në një përgjigje për median, kjo ministri citohet të ketë thënë se janë në proces të ridizajnimit.

“Ju njoftojmë se uebfaqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është në proces të ridizajnimit dhe përditësimit të informacioneve.” – thuhet në përgjigje.

Po ashtu, nga ky institucion kanë bërë të ditur se përmbajtja e vjetër do të shërbehet së shpejti në faqen e arkivës.

“Lidhur me këtë, në uebfaqe është i shkruar njoftimi ku thuhet (pjesa e fundit me ngjyrë të verdhë): “Uebfaqja e re është duke u pasuruar me përmbajtje dhe veçori të reja, përmbajtja e vjetër do të shërbehet shumë shpejt tek arkivi.mfa-ks.net” – thuhet tutje.