Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zëdhënësi i BE-së: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë në tryezën e bisedimeve, jo në publik dhe media

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha sot se pritshmëritë e Bashkimit janë formuluar qartë në deklaratën e përbashkët të 27 anëtarëve dhe theksoi se synimi i BE-së është të vazhdojë të zhvillojë dialogun aty ku i takon, pra në tryezën e bisedimeve dhe jo në publik dhe në mediat.

Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Stano tha se anëtarët e BE-së ishin shumë të qartë për atë që prisnin, si dhe për mënyrën e arritjes së përparimit në dialog.

“Tani i takon të dyja palëve, Serbisë dhe Kosovës, të bëjnë përpjekjet më të mëdha për të arritur progres”, tha Stano.

Ai thekson se nuk do të prezantojë detaje në konferencë për media për shkak se BE-ja nuk i zhvillon negociatat në publik.

Ai tregon se BE-ja ka një rol ndërmjetësues në dialog dhe një rol për të ndihmuar Serbinë dhe Kosovën të arrijnë kompromisin e nevojshëm që do të çojë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre.