Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama ia përmend Rusisë që Pavarësia e Kosovës u vulos nga Drejtësia Ndërkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur Kosovën, në një debat të acaruar me palën ruse në Këshillin e Sigurimit, ndërsa po diskutohej agresioni ndaj Ukrainës.

Ai ka thënë para të pranishmëve, se Rusia është përpjekur shumë herë, të keqpërdorë realitetin e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor.

”Historia ka konfirmuar se ata që e panë luftën si një rrugë të shkurtër për të arritur qëllimet e tyre, përfunduan duke u penduar përgjithmonë”.

”Rusia është përpjekur shumë herë të përdorë ose më mirë keqpërdor realitetin e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor”.

”Veçanërisht me lindjen e Republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale dhe makthin e ngrysur që kanë eksportuar në Ukrainë”.

Megjithatë, ai është shprehur se Pavarësia e Kosovës është vulosur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, por kjo s’mund të shërbejë si pretekst për grabitje territoresh.

”Sado që të mundohet, Kosova, pavarësia e së cilës, e vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nuk mund të shërbejë si pretekst për grabitje territoresh apo aneksime të paligjshme”.