Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama: Pavarësia e Kosovës është aprovuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama drejtoi dje në selinë e OKB në Nju-Jork, Debatin e Hapur të Nivelit të lartë, ku Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejton një nga sesionet më të rëndësishme me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

Në tryezë mori pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë shtetesh.

Në fjalën e tij kryeministri Rama foli edhe për Kosovën, paqen në rajon dhe mësimet e nxjerra nga e shkuara.

Rama: Lufta e Ukrainës, luftë e gjithkujt që aspiron të jetojë në një botë ku kombet janë të lira
Lexo po ashtu
Rama: Lufta e Ukrainës, luftë e gjithkujt që aspiron të jetojë në një botë ku kombet janë të lira
“Pavarësisht sa përpiqeni, Kosova, pavarësia, e së cilës është aprovuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, kreu 14-të i kësaj Karte të Kombeve të Bashkuara…”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “nëse paqja që zgjat në rajonin tonë sot është e prekshme, kjo ka përsëri të bëjë me mësimet e nxjerra në mënyrë efikase për të tejkaluar të shkuarën dhe për të formësuar një të ardhme të përbashkët pemës bashkëpunimit, jo përmes përçarjes, duke nxitur lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, e kapitaleve, jo duke rritur pengesa artificiale, barriera artificiale, por duke ndërtuar ura për fëmijët tanë, për të shijuar lirinë dhe begatinë, pavarësisht cila është gjuha e tyre, a raca e tyre, pavarësisht kombësisë së tyre. E jo të ngremë mure për fantazmat e së shkuarës. Që të fshihen pas lojërave të pafundme të fajit”.