Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Pse ndodhi kështu, pse ti?”! La djalin jetim, kjo është mësuesja që vdiq në kanal

Është përcjellë për në banesën e fundit 32-vjeçarja Manjola Malçi që humbi jetën tragjikisht në orët e para të ditës së djeshme në afërsi të mbikalimit të Patokut në Laç.

Makina që drejtonte humbi kontrolli, çau barrierat dhe ra nga ura. Iu dha ndihma e shpejtë, por vdiq rrugës për në spital.

32-vjeçarja ishte mësuese e gjimnazit ‘At Shtjefen Kurti’. Kolegë dhe miq shprehen të tronditur nga kjo humbje jete.

Mesazhet e ngushëllimit ishin të shumta. Mësuesja e cila humbi jetë nga aksidenti tragjik ishte nënë e një djali të mitur.