Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama: 325 familje aplikuan për subvencionim për kopshte private, i lumtur që po e realizojmë dhe një premtim

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka njoftuar se 325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private. Rama ka bërë të ditur se javën që vjen do të shqyrtohen aplikimet dhe më pas do të publikohet lista përfundimtare.

“325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private. Kemi ndarë 100.000 euro, që i bie 125 fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhe falë ndihmës prej 70 euro nga Kryeqyteti. Javën tjetër do të shqyrtohen aplikimet e më pas do të publikohet lista e përfituesve. Shumë i lumtur që po e realizojmë edhe një premtim tjetër të fushatës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Postimi i plotë:

KRYEQYTETI PËR FËMIJËT

325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private.

Kemi ndarë 100.000 euro, që i bie 125 fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhe falë ndihmës prej 70 euro nga Kryeqyteti.

Javën tjetër do të shqyrtohen aplikimet e më pas do të publikohet lista e përfituesve.

Shumë i lumtur që po e realizojmë edhe një premtim tjetër të fushatës.

Drejtoria e Arsimit

Besianë Musmurati

#Prishtinapraktike