Vëllai i dëshmores së kombit, Xhevë Lladrovci – Krasniqi, Selimi në një rrëfim ekskluziv në emisionin Frontal në T7 ka folur për shkathtësitë ushtarake të motrës së tij.
“Xheva ka poseduar kallashnikov, por ka ditur që t’i përdor të gjitha llojet e armëve, ka marrë pjesë në aksione të ndryshme me armë të ndryshme. Xheva është marrur shumë me organizimin dhe trajnimin e shumë vajzave e grave në rajonin e Drenicës. Për fat të keq, në ditën kur ka rënë Xheva e Fehmiu unë nuk kam qenë aty, pasi kemi operuar në zona të ndryshme. Ne kemi qenë duke u furnizuar me armë në Shqipëri, kur ata të dy kanë rënë, ka qenë lajmi më i rëndë që kemi marrur, për të gjithë ne bashkëluftëtarët e tyre ka qenë një lajm shumë i keq.”
22 shtatori i vitit 1999, ishte një ditë sa dhimbje e aq krenari për familjen e luftëtares së UÇK-së, për çka sot, Selim Krasniqi thotë se vepra e heroizmi i heronjve pak nderohet në ditët e sotme.
“Dhimbje ka pasur shumë në familjen tonë kur kanë rënë Xheva e Fehmiu, por ka qenë edhe një krenari e madhe. Xheva e Fehmiu nuk janë dallu nga ushtarët, në orët e hershme të mëngjesit ata bënin roje së bashku me ushtarët e tyre. Për mua si vëlla e një heroine, është shumë e vështirë se si të sillem, e që të mos keqpërdoret lufta e gjaku i dëshmorëve. Borxh e kemi pasur atëherë e borxh e kemi tash për këtë vend, që kemi kontribu, Xheva e Fehmiu kanë qenë në gjendje të bëjnë gjithçka për vendin e tyre. Por sot për fat të keq nuk nderohen sa duhen ata dy, duhet bërë më shumë për ta, ndonjë organizim më i mirë për ta do të ishte më mirë për të gjithë ne”, ka rrëfyer Krasniqi.