Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Greqi.
Siç bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një kantier ndërtimi ku po kryhen punime për rrjetin e kanalizimeve të DEVAA në Agrinio.
25-vjeçari shqiptar e kishte ditën e parë të punës.
Aksidenti tragjik ka ndodhur orës 10:15 të mëngjesit të së premtes në Rema Rebelia (rruga Ethnikis Aneksartisias Agios Konstantinos), konkretisht në kryqëzimin me rrugën 3 Shtatori.
Paraprakisht dyshohet se 25-vjeçari është përplasur nga një ekskavator, por rrethanat e sakta të vdekjes së tij do të dalin nga hetimi që ka nisur policia.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-së, e cila ka transportuar punonjësin e plagosur rëndë në spitalin e Agrinit, ku fatkeqësisht ka konstatuar vdekjen.