Prokurorët e Parisit njoftuan sot se liderja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe 23 anëtarë të tjerë të partisë së saj do të dalin në gjyq me akuzën e keqpërdorimit të fondeve të BE-së, duke përshkallëzuar një hetim shtatëvjeçar.
Zyra e prokurorit të Parisit filloi hetimin në dhjetor 2016, duke thënë se donte të përcaktonte nëse Fronti i atëhershëm Kombëtar kishte përdorur paratë e destinuara për ndihmësit e eurodeputetëve për të paguar stafin që punonte për partinë.
Eurodeputetëve u jepen para për të mbuluar shpenzimet, duke përfshirë tarifat e kolegëve të tyre, por këto para nuk lejohen të përdoren për shpenzime partiake.
Partia e Le Pen ka mohuar çdo akuzë. Megjithatë nëse shpallet fajtore, Le Pen mund të dënohet me 10 vjet burg, një milion euro gjobë dhe, do ti hiqet mundësia për të kandiduar për poste publike për 10 vjet, thanë prokurorët.