Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar për herë të parë me homologun e saj nga Shqipëria, Igli Hasani, i cili do të pasojë si kryediplomat Olta Xhaçkën.
Përmes një shkrimi në Twitter, Gërvalla ka bërë të ditur se me ministrin Hasani kanë pasur një bisedim tepër të mirë dhe se mes Kosovë dhe Shqipërisë ka shumë gjëra të përbashkëta dhe shumë mundësi.
Tutje ka shkruar se ka shumë punë për t’u bërë së bashku ka shtuar se mezi pret për thellim të raportit special në mes të dy vendeve dhe mes njerëzve të dy shteteve.
Kujtojmë se, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla së fundmi ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku ka takuar edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe homologen e saj kanadeze, Melanie Joly.