Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi mbrëmë në Lagjen e Boshnjakëve.
Barbano tha se incidentet e tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata në veri dhe se nënvizon nevojën urgjente për shtensionim.
“EULEX-i dënon çdo llojë të dhunës si të papranueshme”, shkroi Barbano.
Kujtojmë se në lidhje me shpërthimin në veri ka reaguar edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili u shpreh i tronditur, teksa kërkoi që autorët të dalin para drejtësisë.