Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç zhvilloi një takim me homologun rus, Sergei Lavrov në margjinat e sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Rusisë së Bashkuar.
Daçiç e ka njoftuar Lavrovin për situatën, sipas tij, të rëndë në Kosovë dhe për atë që ai e quan persekutimet e vazhdueshme të popullit serb, shkruan Euronews Serbia.
Ndër të tjera, e falenderoi p mbështetjen e ofruar për integritetin territorial.
“Kryediplomati serb përsëriti vendosmërinë e Serbisë për të respektuar Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe falënderoi për mbështetjen për integritetin territorial dhe sovranitetin”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.