Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka mohuar pretendimet se ai mund të largohet nga AAK-ja dhe të shkon në VV.
I pari i komunës së Suharekës ka bërë me dije se do të qëndrojë deri në fund në partin e Ramush Haradinajt.
Sipas tij, AAK-ja është familja e tij politike.
“Unë i respektoj të gjitha partitë politike, është sistem demokratik, mund të flasin çka të duan. Unë jam me një familje të madhe edhe familjen që kanë Muharremaj me 7 vëllezër, por edhe familjen AAK që është një parti shtet-formuese. Jam në AAK, kam qenë dhe do të vazhdojë të jem deri në frymën e fundit për arsye se e dua dhe është mirë që çdo parti të ketë njerëz konkret dhe praktik për të çuar këtë vend përpara”, është shprehur Muharremaj për “Emisionin Special”.