“Marku është shumë i gatshëm, mesa duket ngaqë nuk ngel vetë me barrë”
Rudina Dembacaj njihet si një nga ato personazhet publike pa komplekse dhe që gjithmonë shprehin atë që mendojnë pa filtra. Aktorja e njohur nuk ngurron të ndajë momente nga jeta e saj personale me fansat e shumtë.Madje ajo herë pas here bën edhe bashkëbisedime virtuale me ndjekësit në “Instagram”, të cilët i bëjnë pyetje nga më të ndryshmet. E Rudina nuk përton aspak që t’u kthejë përgjigje, as atyre që ndonjëherë e ngacmojnë.
“A do kesh martesë tjetër që s’po bën fëmijë?”, e ka pyetur dikush, të cilit aktorja e njohur i ka kthyer një përgjigje të shkurtër:
“Ça ta ketë ba Zoti risk”
Kujtojmë se herë pas here e pyesin Rudinën në lidhje me këtë temë. Gjatë një interviste në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” në Top Channel, ajo u shpreh se bashkëshorti i saj, Mark Frroku, ia bën shpesh kërkesën për të patur një fëmijë së bashku.
“Marku është shumë i gatshëm, mesa duket ngaqë nuk ngel vetë me barrë. E ka shumë komode këtë kërkesën, e bën gjatë gjithë kohës. E mesa duket është me moshë, e unë jam plakur. Marku nuk e ha më këtë, se e përdorja. Janë punët e Zotit. Është impenjim i madh. Unë jam gjatë gjithë kohës me Viktorian. Kur ajo mbaron angazhimet e veta, do që të jetë me mua në çdo moment. E kam marrë në prova, në xhirimet e filmit”, tha Rudina Dembacaj gjatë intervistës.