Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qalaj: Grupet kriminale e kanë zgjedhur me kujdes lokacionin afër manastirit, përveç vrasjes tentuan konflikt fetar

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e ka dënuar sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës, në veri ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos.

Ai në “Five” tha se ky sulm ishte planifikuar mirë nga grupet kriminale sipas tij të dirigjuar nga Serbia. Ai tha se nuk ka qenë rastësi që sulmi ka ndodhur afër manastirit, sepse përveç vrasjes ata kanë tentuar që incidenti të lidhet me manastirin.

Qalaj u shpreh se Njësia Speciale e Kosovës, është dashur të reagojë më shpejt në këtë rast.

“Policia e Kosovës, është dashur që njësitë speciale të saj të jenë të angazhuara pak ëm shpejtë. Kriminelët e kanë zgjedhur në mënyrë të kujdesshme lokacionin, që është afër manastirit, është e ndishme intervenimi në manastir, planifikimi ka qenë që jo vetëm të vritet polici por edhe të shkaktohet edhe një incident që lidhet me kisha e manastira që do të diskutohej në këshill të sigurimit”, tha ai.