Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetja britanike për vrasjen e policit: Tjetër sulm i orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë

 
   

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar pas vrasjes së zyrtarit policor në veri të Kosovës, dhe plagosjes së një polici tjetër.

Kearns në platformën “X” ka shkruar se është thellësisht e shqetësuar për një tjetër sulm të orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë.

Zemra ime është me familjen e rreshterit të vrarë dhe të policëve të lënduarve që u shërbejnë komuniteteve të Kosovës. Policia e Kosovës duhet të jetë në gjendje të mbrojë sundimin e ligjit pa kërcënim të dhunës”, ka shkruar Kearns.

Deputetja ka shkruar se situata ende vazhdon të jetë e tensionuar pasi që po vazhdojnë të shtënat me armë zjarri në Manastirin e Banjskës.

Imazhet fillestare tregojë se personat e armatosur janë milici të financuara mirë dhe të pajisura, duke përfshirë edhe automjete të blinduara. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

Le të shpresojmë që askush tjetër të mos lëndohet”, ka shkruar Kearns.