Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku i vrarë ka mbetur një polic e një tjetër është lënduar.
Meta ka theksuar se kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit.
“Partia e Lirisë dënon sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq me pasojë vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri. Kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit. Mbështesim Policinë dhe autoritetet e Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe ndëshkuar autorët e kësaj ngjarje kriminale”, thuhet në reagimin e Metës./teve1.info/
Tags: Ilir Metaorganet e renditvrasja e policit në veri