Shkëmbimi i zjarrit në mes të Policisë dhe grupit të armatosur deri në “fyt” mëngjesin e sotëm në veri të vendit, dyshohet se ka rezultuar edhe me të vrarë nga ana e sulmuesve. Kështu kanë bërë me dije sinjalizues nga veriu dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga organet e sigurisë.
Sipas informacioneve të para, ende të pakonfirmuara, tashmë janë vrarë 8 sulmues në Banjskë të Zveçanit.
Deri më tani, Policia ka konfirmuar vrasjen e njërit prej sulmuesve.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër i plagosur.