Osmani i ndan Afrim Bunjakut urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemëve të tij
Presidentja Osmani në mbledhjen komemorative në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku, i ka ndarë urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”.
“Jemi mbledhur në këtë ceremoni mortore për t’ia dhënë lamtumirën e fundit, policit tonë rreshterit Afrim Bunjaku i cili deri dje ishte gardian i sigurisë ndërkaq prej sot është hero i Kosovës. Ai ra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, ra në mbrjotje dinjitetit, prandaj sot në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’i ndaj postmortem urdhin më të lartë të Republikës, urdhrin “Hero i Kosovës”. Shteti ynë nga sot ka edhe një hero, ka një kujtim me shumë për një njeri me profesionalizëm dhe përkushtim iu dedikua mbrojtjes së republikës për të cilën ra në krye të detyrës, sot po nderojmë një rreshter trim dhe vetmohues që sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë.”
“Afrim Bunjaku si të gjithë pjesëtarët tjerë të PK dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi dhe bënë atë që duhet, rikthyen ligjin, mbrojtën integritetin territorial e sovranitetin tonë dhe vunë në vend dinjitetin.”
“Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e përulë përderisa ka vajza e djemë si Afrimi, që e vendosin interesin e Republikës para fatit individual.”