Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën ku po prezantohen arsenali i armëve, uniformave dhe pajisjeve logjistike të konfiskuara nga Policia e Kosovës në veri, janë gjetur edhe dokumente të Milan Radoiçiqit, i cili është në listën e zezë të ShBA-së.
Sveçla ka thënë se kjo dëshmon lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Radoiçiqit në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës dje në orët e para të mëngjesit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
“Po takohemi dy orë para se t’ia japim lamtumirën e fundit heroit Afrim Bunjaku që u vra nga terroristët e dirigjuar nga Beogradi dhe Vuçiqi. Ata nuk ishin civilë, por njësi speciale, të mbështetura nga Serbia. Ata përveç aftësive dhe armatimit, kanë pasur edhe mjetë të rënda. Falë profesionalizmit të PK, plani i tyre ka dështuar. Në shkëmbimin e zjarreve kanë mbetur së paku 3 të vrarë, të gjithë me uniforma, ndërsa janë arrestuar dy të tjerë të uniformuar dhe katër të tjerë. Asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion.
Sipas informatave, gjashtë terroristë po trajtohen në Novi Pazar dhe kërkojmë nga Serbia t’i dorëzojë. Çfarëdo pjesëtari që ka arritur të ikë në Serbi, kërkojmë nga Serbia ta dorëzojë.
Në objektet brenda janë gjetur harta dhe plane për organizimin e gjatë dhe të mirë menduar. Ato janë dëshmi që nuk kemi të bëjë me organizime lokale. Edhe nga ekspertë është vërtetuar se për këto organizime duhen së paku disa muaj. Nuk ka të bëjë më organizim të shpejt.
Kemi gjetur edhe dokumente të kriminelit Radoiçiq, që dëshmojnë pjesëmarrjen e tij në këtë aksion.”, tha Sveçla.