Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Si tentuan të kamuflojnë terroristët veturën private si veturë të KFOR-it, në të kishte dokumente të Radoiçiqit

Një ditë pas zhvillimeve në veri të Kosovës, Policia ka thirur konferencë për media, ku u prezentua një arsenal armësh të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike të konfiskuara gjatë aksionit policor.

Po ashtu është prezentuar edhe vetura me dokumentacione të kriminelit Milan Radoiçiqit i cili për krimet e bëra SHBA-të e kanë futë në listë të zezë.

Vetura e tipit mercedes dyshohet se është përdorur dhe është fut në Kosovë e kamofluar me llogo të KFOR-it si me dokumentacione të Radojçiqit.Po ashtu gjatë sekuestrimit të sasisë së madhe të monucionit policia ka gjetur edhe tabela të veturave të veturave të KFOR-it.