Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mediat serbe publikojnë edhe një emër të të vrarit në operacionin në veri!

 
   

Sipas mediave serbe raportohet se është gjetur i vrarë edhe një serb nga Leposaviqi.

Siç raportohet në mediat serbe i vrari është Igor Milenkoviq, shofer i ambulancës nga Leposaviqi.

Gjatë ditës së sotme edhe një nga pjesëtarët e grupit të armatosur serb në Banjskë që po akuzohen për sulm terrorist është gjetur i vrarë.

 Image
 Igor Milenkoviq 
 

Kështu ka konfirmuar për media prokurori i rastit, Naim Abazi. Sipas tij, trupi i pa jetë është gjetur përgjatë kontrollit të pjesës ku ka ndodhur rasti.

Numri i sulmuesve të vrarë, me këtë të fundit, ka shkuar në katër.