Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të policit, Afrim Bunjaku.
Daut Haradinaj ka thënë se 48-orëshi i fundit është mesazh për të gjithë ata që kanë plane terroriste kundër Kosovës.
Postimi i plotë:
Lamtumirë hero Afrim Bunjaku! Policia e Kosovës është garanca e rendit dhe ligjit në Republikën tonë, e tillë do qëndrojë, amanet i heronjve të saj. Dëshmia e këtyre 48 orëve është mesazh për të gjithë ata që kanë plane terroriste kundër Republikës së Kosovës. Goditja ndaj tyre do të jetë e pa mëshirshme!Falemnderit për shërbimin!