Mërkuri do të ndërveprojë me Jupiterin, për të të ndihmuar që të gjesh një vizion të ri, të ndryshëm nga ai që ke pasur zakonisht. Kjo do të shpalosë mundësi të reja, të papritura për ty. Ndërsa më vonë, do të ndodhë një Hënë e plotë te Dashi, që të motivon të vendosësh barrierat e duhura për dëshirat e tua.
Dashi
Kjo javë të ndihmon të qartësosh largpamësinë tënde dhe të jesh më i kthjellët se kurrë. Një energji e fuqishme si ajo e Hënës së plotë të thotë që të pushosh, të vendosësh kufijtë e duhur dhe të vendosësh dëshirat e tua të parat.
Demi
Përgjigjja lidhet me ndjesitë dhe dëshirën që ke ti për të ndarë ca aspekte më të ndjeshme dhe personale të jetës tënde. Në ditët në vijim do të flasësh për emocionet, frikën, shpresën dhe dëshirën, ndërsa do ia dalësh që të lësh pas mendimet që të stepin nga mundësitë e arta që ke përpara.
Binjakët
Ç’duhet t’i pranosh vetes, Binjak? E hëna të motivon që të pranosh ca pjesë te vetja, karakteri dhe pamja jote që ende nuk i ke pranuar dhe këto janë ato që do të të ndihmojnë të rilidhesh me veten dhe me njerëzit që të rrethojnë. E premtja do të të sjellë miqësi të reja dhe premtuese.
Gaforrja
Hëna e plotë në Dash do të ndriçojë miqësitë e tua, të vjetra apo të reja qofshin ato dhe ti do kesh diçka shumë të qartë: Jo çdo gjë ia vlen të merret seriozisht. Nëse ke dëshirë për liri dhe lidership, kapi mundësitë e karrierës dhe lëre veten që të dështojë dhe të mësojë nga gabimet. Të gjitha këto do të të shërbejnë për suksesin e ardhshëm.
Luani
Jeto sipas vlerave të tua, i dashur Luan. Mërkuri dhe Jupiteri të ndihmojnë që të vendosësh prioritete dhe të bësh një ndryshim të shumëpritur për gjërat që kanë rëndësi për ty. Mos ki frikë të guxosh, zgjero horizontin, mëso më shumë rreth tematikave që të interesojnë, eksploro dhe ndiq dëshirat e tua.
Virgjëresha
Mendo në një vizion më të gjerë, e dashura Virgjëreshë. Bashkëpunimi i Mërkurit dhe Jupiterit nxit mendimin tënd kritik dhe të bën ta shohësh tablonë e madhe të gjërave. Një dëshirë e re erotike do të duket në horizont gjatë kësaj jave dhe ti do mund të marrësh dhe të japësh shumë kënaqësi seksuale.
Peshorja
Gëzuar ditëlindjen, Peshore! Këtë javë do të shërohesh nga shumë gjëra, do të frymëzohesh për t’i folur vetes me më shumë dashuri dhe mirësjellje, si dhe do të njihesh me një aspekt të ri romantik në lidhjen tënde. Dinamika e kësaj jave është kaq e bukur dhe e ngjeshur, sa do ta shijosh në çdo moment.
Akrepi
Besimi është çelësi, i dashur Akrep. Mërkuri dhe Jupiteri të nxisin të kuptosh se cili është vendi yt në shoqëri, cilët janë personat tek të cilët ke besim dhe cila do të jetë qasja jote ndaj tyre. Do të përqafosh ca zakone më pozitive në jetën tënde, të cilat do të ndikojnë në shumë sfera në jetën tënde.
Shigjetari
Gjërat e vogla ndërtojnë suksesin tënd më të madh. Do të motivohesh shumë për të shprehur të vërtetat e tua dhe për t’u fuqizuar. Ata që duan të të dëgjojnë, do mësojnë prej teje, ndërkohë që ti ngrihesh në një nivel më të lartë.
Bricjapi
Prioriteti yt është zhvillimi në të gjitha sferat jetësore. Me zhvillimin që ti synon, vjen edhe dashuria për veten, si dhe dëshira për të qenë versioni më i mirë i vetes. Ne e aprovojmë këtë objektiv tëndin, por të sugjerojmë të mos lësh pas dore argëtimin dhe kohën cilësore me ata që të rrethojnë.
Ujori
Emocionet nuk janë gjithnjë ato që të tregojnë se si qëndron situata, i dashur Ujor. Faktet dhe çdo gjë tjetër kanë më shumë rëndësi sesa mendon. Shikoji ndjesitë me më shumë vigjilencë, por mos i merr gjithnjë për bazë për të vepruar. Kjo javë të sugjeron të qëndrosh kurioz dhe të jesh një person më i dhembshur dhe i drejtpërdrejtë.
Peshqit
Mërkuri dhe Jupiteri të frymëzojnë të komunikosh dhe të bësh biseda të vështira dhe shumë të ndjeshme, pasi këto do të të ndihmojnë të forcosh marrëdhëniet e tua me ata që të rrethojnë. Mos harro t’u hedhësh një sy financave dhe vlerave të tua, pasi shpesh harron t’i flasësh vetes me dashurinë që meriton.