Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Sulmuesit kanë pasur armatim të bollshëm për më shumë se një muaj”

Njohësi i çështjeve ushtarake dhe i sigurisë, Ramadan Qehaja, tha se në rast të mos reagimit të menjëhershëm nga Policia e Kosovës në bazë të armatimit që është shfaqur, ai njësit serb ka pasur armatim të bollshëm për më shumë se një muaj dhe arsyeja pse ka ndodhur kjo në fshatin Banjskë, sipas Qehajes nuk është e rastësishme.

Qehaja nënvizoi se terreni në atë fshat është i vështirë dhe kush e posedon atë terren në aspektin tekniko- operativ është në pozicion më te volitshëm.

“Sikur të mos ishin zbuluar këto njësite apo ky njësit në bazë të armatimit çka pashë këtu ndoshta nuk ështe treguar krejt armatimi për disa arsye, por mendoj që ka pasur armatim të bollshëm për njësitet e këmbësorisë sepse terreni është i vështirë atje njësitet e përkrahjes artilerike, ju keni pa që ka pasë edhe minahedhës, ka pasë edhe njësit gjenius, dhe krejt ështe planifiku çka duhet të bëhet dhe ai territor të mirret deri në Mitrovicën veriore dhe të bëhet një pozicion deri në një muaj e më tepër të jenë në dispozicion për bisedime dhe të bëhet vater e krizës në Ballkan. Ai territor ka rëndësi të veçantë pasi ata po insistiojnë ta marrin me çdo kusht këtë territor sepse nëntoka e Trepçës shtrihet aty, e dyta është i pasur me ujë e treta kush e mbanë atë territor në aspektin taktiko-operativ është në pozicion më te volitshëm sepse terreni është asisoj që mundëson një mbrotje me forca dhe mjete më të vogla prej fillimit të kufirit, dhe nëse ata e marrin atë pjese të territorit dhe bien në lumin Ibër atëherë ata janë në përparësi të madhe”, tha njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë nëRTV21.